Haradinaj pas protestës së SBAShK-ut: Mësimdhënësit meritojnë më shume se premtime boshe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së mësimdhënësve, duke thënë se ata meritojnë më shumë se premtime boshe dhe neglizhencë institucionale. Haradinaj tha se qëndrimi, sipas tij, stoik, i Sindikatës së Arsimit përballë qeverisë për të cilën tha se ka zgjedhur të injorojë zërin e tyre, është shembull i qëndresës për drejtësi

dhjetor 4, 2024 - 19:00
 0  3
Haradinaj pas protestës së SBAShK-ut: Mësimdhënësit meritojnë më shume se premtime boshe
haradinaj-pas-protestes-se-sbashk-ut:-mesimdhenesit-meritojne-me-shume-se-premtime-boshe

haradinaj-pas-protestes-se-sbashk-ut:-mesimdhenesit-meritojne-me-shume-se-premtime-boshe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së mësimdhënësve, duke thënë se ata meritojnë më shumë se premtime boshe dhe neglizhencë institucionale.

Haradinaj tha se qëndrimi, sipas tij, stoik, i Sindikatës së Arsimit përballë qeverisë për të cilën tha se ka zgjedhur të injorojë zërin e tyre, është shembull i qëndresës për drejtësi sociale.

“Refuzimi për të nënshkruar Kontratën Kolektive dhe mosgatishmëria për të siguruar një pagë dinjitoze për mësuesit, është dëshmi e qartë e një qeverie që ka humbur rrugën – një qeverie që nuk respekton një institucion të shenjtë për vendin, edukimin e brezit të ri”.

“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të kërkesave legjitime të mësimdhënësve. Vizioni ynë parasheh rritje substanciale të pagave, në masë 50% për mësimdhënësit, e paga mesatare do të jetë 1000 euro që në vitin e parë të qeverisjes”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ai tha se rritja e pagave nuk është thjeshtë kërkesë ekonomike, por investim i domosdoshëm në cilësinë e arsimit dhe të ardhmen e fëmijëve.