Kurti takon ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB – diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh
Kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi një Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, ministër i Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit, në në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kurti përmes një postimi në platformën X bëri të ditur se gjatë


Kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi një Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, ministër i Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit, në në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kurti përmes një postimi në platformën X bëri të ditur se gjatë takimit e informoi ministrin Albusaidi për rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës dhe klimën pozitive të investimeve.
“Ne ramë dakord të ndërmarrim hapa konkretë drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, duke përfshirë shkëmbimin arsimor; promovimin e investimeve në bujqësi dhe industri të tjera; dhe marrëveshje të reja dypalëshe”, ka shkruar në X, Kurti.
Ndryshe, Kurti, është takuar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
A warm and productive meeting with Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, Minister of Foreign Affairs of the Sultanate of Oman. I informed Minister Albusaidi of Kosova’s robust economic growth and positive investment climate. We agreed to take concrete steps towards… pic.twitter.com/qN43beSBPV
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2025
