Kusari për raportin e BE: Liria e shprehjes në Kosovë, sfidat dhe nevojat për reformë

Jurista e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2025, duke theksuar se liria e shprehjes në vend ka arritur një nivel të caktuar përgatitjeje, por ka ende mangësi. Ajo përmendi anulimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe theksoi nevojën për

Nëntor 4, 2025 - 16:30
 0
Kusari për raportin e BE: Liria e shprehjes në Kosovë, sfidat dhe nevojat për reformë
Kusari për raportin e BE: Liria e shprehjes në Kosovë, sfidat dhe nevojat për reformë

Kusari për raportin e BE: Liria e shprehjes në Kosovë, sfidat dhe nevojat për reformë

Jurista e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2025, duke theksuar se liria e shprehjes në vend ka arritur një nivel të caktuar përgatitjeje, por ka ende mangësi.

Ajo përmendi anulimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe theksoi nevojën për miratimin e një ligji të ri, të harmonizuar me standardet evropiane.

Raporti shprehu shqetësime për mjedisin mediatik në Kosovën veriore, ku vetë-censura është një problem i madh.

Po ashtu, u raportua për 70 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe përdorimin e gjuhës ofenduese ndaj mediave gjatë fushatës zgjedhore.