Kush është fajtor për mungesën e terapisë?! Pacientët në frikë, partitë përplasen për pikë politike
Përderisa pacientët që vuajnë nga kanceri tashmë një javë janë të brengosur nëse mungesa e ilaçeve do ta vërë në rrezik shëndetin e tyre, për shkak se nuk munden në kohë të marrin terapinë e nevojshme, partitë vazhdojnë me përplasjet se kush është fajtor për këtë gjendje. Nga LSDM thonë se për kaosin në Onkologji […] The post Kush është fajtor për mungesën e terapisë?! Pacientët në frikë, partitë përplasen për pikë politike appeared first on InfoShqip.com.
Përderisa pacientët që vuajnë nga kanceri tashmë një javë janë të brengosur nëse mungesa e ilaçeve do ta vërë në rrezik shëndetin e tyre, për shkak se nuk munden në kohë të marrin terapinë e nevojshme, partitë vazhdojnë me përplasjet se kush është fajtor për këtë gjendje. Nga LSDM thonë se për kaosin në Onkologji duhet të ketë përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqje nga drejtorët e Klinikës për onkologji, Fondit shëndetësor si dhe nga Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.
“Ky kaos i Onkologjisë është provë për papërgjegjësi sistematike dhe paaftësia e personave përgjegjës në sistemin shëndetësor dhe duhet të ketë përgjegjësi! Kërkojmë dorëheqje urgjente nga drejtorët e Klinikës për onkologji, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski dhe Ministri i shëndetësi, Arben Taravari. Përderisa jeta e qytetarëve tanë varet nga donacionet, pushteti planifikon që të blejë avion për vete. Turp, papërgjegjësi dhe e trishtë”, tha Simona Cvetanovska nga LSDM.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që Prokuroria të hetojë rastin me, siç thonë, krijimin e qëllimshëm të krizave me terapitë në Onkologji nga kompania “Dr. Panovski”.
“I bëjmë thirrje FSSHM-së të publikojë ekstra përfitimin e mafies së vdekjes dhe sa çdo vit dikush vendos në xhep, ndërsa pacientët nuk e kanë marrë atë që është dashur. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike të mos pret dhe të fillojë të veprojë. Nuk mundet që i gjithë shteti të mbetet rob i një kompanie farmaceutike me relacione të afërta me opozitën”, deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
The post Kush është fajtor për mungesën e terapisë?! Pacientët në frikë, partitë përplasen për pikë politike appeared first on InfoShqip.com.