Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli në emisionin “Pretres me Landov”. Sipas tij, në këtë lëndë janë të akuzuar disa persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë dhe pastrim parash, por ai pretendon […] The post Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche” appeared first on InfoShqip.com.

Prill 16, 2026 - 15:00
Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli në emisionin “Pretres me Landov”.

Sipas tij, në këtë lëndë janë të akuzuar disa persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë dhe pastrim parash, por ai pretendon se prokuroria duhet të vërtetojë se mjetet janë fituar në mënyrë të paligjshme.

Avokati thekson se Demirova ka arsimim të kufizuar dhe nuk do të mund të organizonte e vetme aktivitete të tilla.

Ai ngriti edhe akuza serioze për presion të pretenduar nga ana e prokurores Milica Gavrillova, e cila, sipas pohimeve, i kishte premtuar masë më të butë nëse pranon fajësinë. Procesverbali i dëgjimit, siç u cek, nuk ishte regjistruar me audio dhe nuk ishte nënshkruar nga të akuzuarit.
Gjatë hetimit, Demirovës i janë konfiskuar automjete të tipit “Mercedes” dhe “Porsche”, bizhuteri ari dhe tri banesa.

Sipas pretendimeve, ajo ka marrë pjesë në lojëra online të fatit, duke komunikuar me klientë nga Turqia, ndërsa një pjesë të të ardhurave i ka pranuar përmes një firme të regjistruar në Qipro.

Avokati vuri në dukje se Demirova nuk ishte e punësuar formalisht dhe në të njëjtën kohë shfrytëzonte ndihmë sociale, ndërsa një pjesë të mjeteve i kishte konvertuar në kriptovaluta. Gjatë procedurës, ajo u mbrojt në heshtje dhe nuk dha shpjegime për prejardhjen e parave.(INA)

The post Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche” appeared first on InfoShqip.com.