Kuvendi kroat voton, nuk e njeh Palestinën si shtet

Kuvendi kroat sot me shumicë votash, hodhi poshtë propozimin e opozitës që Kroacia të njohë shtetin e Palestinës. “Kundër” propozimit votuan 73 deputetë, ndërsa 44 votuan “për”, ndërsa katër të “përmbajtur”. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ish lideri i Partisë socialdemokrate (SDP), ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria ta njohë Palestinën. Ndërsa, koalicioni qeverisës i udhëhequr […] The post Kuvendi kroat voton, nuk e njeh Palestinën si shtet appeared first on InfoShqip.com.

shtator 27, 2025 - 04:00
 0
Kuvendi kroat voton, nuk e njeh Palestinën si shtet

Kuvendi kroat sot me shumicë votash, hodhi poshtë propozimin e opozitës që Kroacia të njohë shtetin e Palestinës.

“Kundër” propozimit votuan 73 deputetë, ndërsa 44 votuan “për”, ndërsa katër të “përmbajtur”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ish lideri i Partisë socialdemokrate (SDP), ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria ta njohë Palestinën.

Ndërsa, koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Bashkimi demokratik kroat (HDZ) i kryeministrit Andrej Plenkoviq mbështet një “zgjidhje me dy shtete, si rezultat i dialogut dhe një procesi paqeje”.

Më herët, shefi i diplomacisë kroate Gordan Grliq Radman deklaroi se kushtet për njohjen e shtetit palestinez nuk janë përmbushur ende, pasi përleshjet duhet të ndalen së pari dhe të gjithë pengjet duhet të lirohen.

The post Kuvendi kroat voton, nuk e njeh Palestinën si shtet appeared first on InfoShqip.com.