Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për përshpejtimin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d
Kuvendi miratoi sot ndryshimet ligjore që duhet të mundësojnë ndërtimin e përshpejtuar të seksioneve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10d, me vendime që rregullojnë mënyrën e pagesës për punimet që lidhen me shpronësimin. Me 64 vota “për”, u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e […]
Kuvendi miratoi sot ndryshimet ligjore që duhet të mundësojnë ndërtimin e përshpejtuar të seksioneve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10d, me vendime që rregullojnë mënyrën e pagesës për punimet që lidhen me shpronësimin. Me 64 vota “për”, u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafthanë dhe Korridorin 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), me propozimin e një grupi deputetësh nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë ndërtimit, gjegjësisht zbatimit të projektit, u vendos nevoja për të rregulluar mënyrën e pagesës së punimeve që kanë të bëjnë me shpronësimin, që përbën një element paraprak të domosdoshëm për zbatimin e qetë dhe të përshpejtuar të projektit me interes publik, gjegjësisht ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d”, qëndron në shpjegim.
Neni 1 specifikon mënyrën e sigurimit të burimeve financiare dhe pagesës për shërbimet dhe punimet e ofruara për zbatimin e projektit. Neni 5 është rafinuar, për sa i përket përcaktimit të ndarjes së fondeve të nevojshme për kryerjen e punimeve në lidhje me shpronësimin e nevojshëm për realizimin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d, gjegjësisht që pagesa do t’i bëhet investitorit në formën e transferit nëpërmjet Ministrisë së Transportit.
Në seancën e sotme u miratua edhe Ligji për Garancinë Shtetërore të Detyrimeve sipas Marrëveshjes Financiare për Financimin e Projektit “Interkonektori për Transmetimin e Gazit Natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës Evropiane për Investime dhe të Përbashkët, shoqëri aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurset Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar. Dispozitat e propozuara janë bërë me qëllim që të sigurohet përfundimi i plotë dhe me sukses i aktiviteteve ndërtimore të projektit “Interkoneksioni për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”.
Me përfundimin e amendamenteve në Marrëveshjen Financiare, Marrëveshjen e Garancisë dhe Marrëveshjen e Grantit me BEI, do të mundësojë që fondet e ofruara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor – VBIF, të jenë të disponueshme për financimin e projektit “Interkoneksioni për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”.
Kuvendi miratoi gjithashtu Ligjin për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar, i cili përcakton një mënyrë të re të raportimit për menaxhimin financiar dhe kontrollin dhe auditimin e brendshëm, themelohet Këshill për Kontrollin e Brendshëm Financiar në sektorin publik, si organ këshillimor i ministrit të Financave dhe krijohet baza për miratimin e akteve nënligjore brenda 18 muajve.
Janë miratuar edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjendjen civile, për Ligjin për pastërtinë publike, për Ligjin për veprimtaritë komunale, për Ligjin për varrezat dhe shërbimet funerale, në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimi dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
Janë pranuar edhe propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve, Igor Ivanovski, Sulejman Ahmeti dhe Aleksandra Kokarovska, si dhe anëtarit të Komisionit Rregullator për Banim, Qemal Qamili.
Në rrjedhë është pauza për kërkesën e koordinatorit të LSDM-së Oliver Spasovski, i drejtoi vërejtje procedurale pas hapjes së debatit të përgjithshëm për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se deri në fund të janarit do të përfundoj i gjithë shpronësimi për segmentet rrugore të korridoreve 8 dhe 10d që do të ndërtojë konsorciumi “Behtel dhe Enka”.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian (TEN-T), por në periudhën e kaluar nuk është vënë re ndonjë përparim domethënës.Me pak fjalë ky është përfundimi i raportit të Komisionit Evropian (KE) për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, në lidhje me gjendjen e infrastrukturës së transportit ndërkombëtar.
Në raport thuhet se ka shqetësim rreth mungesës së transparencës në procesin e dhënies së tenderëve për prokurimet publike për Korridorin 8 dhe Korridorin 10d. Aty shprehet shqetësimi për tejkalimin e buxhetit të parashikuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d. Janë planifikuar 1,3 miliardë euro, ose 11,5 përqind e PVB-së së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.