Refuzohet kërkesa për rigjykim në rastin “Alfa”
Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Agim Islamit për rigjikim të rastit “Alfa”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Islamit, kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit. “Vendimi është marrë 07.11.2024, dhe ka afat ankese prej 3 ditësh, sot është […] The post Refuzohet kërkesa për rigjykim në rastin “Alfa” appeared first on InfoShqip.com.
Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Agim Islamit për rigjikim të rastit “Alfa”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Islamit, kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit.
“Vendimi është marrë 07.11.2024, dhe ka afat ankese prej 3 ditësh, sot është 18.12.2024, kanë pritur që të kaloj afati për ankimimin e vendimit ne Apel, Arsyetimi i vendimit negativ është bazuar se: Maqedonia nuk ka ekspert në Byronë për Ekspertizë të Maqedonisë, që të japë mendim për ekspertizën e bërë jashtë shtetit tonë, dhe nuk pranohet ekspert të licencuar nga shtetet tjera që ta bëjnë atë. Kjo i bie në qoftë se Maqedonia nuk ka kirurg mjek për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjek nga jashtë shtetit”, ka shkruar Islami, i cili tash e 17 vjet vuan dënim me burg.
The post Refuzohet kërkesa për rigjykim në rastin “Alfa” appeared first on InfoShqip.com.