Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare

Me 81 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit votuar një sërë marrëveshje në seancën e sotme plenare.  Marrëveshjet janë: Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“ Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes

Prill 2, 2026 - 15:30
Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare
kuvendi-miraton-nje-sere-marreveshjesh-nderkombetare

kuvendi-miraton-nje-sere-marreveshjesh-nderkombetare

Me 81 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit votuar një sërë marrëveshje në seancën e sotme plenare. 

Marrëveshjet janë:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”./EO