Kuvendi sot mban dy seanca, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare. Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Kuvendit do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Ndërsa një orë më vonë po në të njejtën ditë do të mbahet seanca e dytë. Në këtë seancë janë


Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare.
Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Kuvendit do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Ndërsa një orë më vonë po në të njejtën ditë do të mbahet seanca e dytë.
Në këtë seancë janë paraparë dhjetë pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dyte, objektivi 1,
6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.
10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
