Ky është personi që vdiq në Burgun e Sigurisë së Lartë

Të shtunën rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë një person është gjetur në dhomën e tij me puls të dobësuar. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Viktima është Egzon Gashi, i dënuar për dhunim, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë

shkurt 1, 2026 - 16:30
 0
Ky është personi që vdiq në Burgun e Sigurisë së Lartë
ky-eshte-personi-qe-vdiq-ne-burgun-e-sigurise-se-larte

ky-eshte-personi-qe-vdiq-ne-burgun-e-sigurise-se-larte

Të shtunën rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë një person është gjetur në dhomën e tij me puls të dobësuar. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

Viktima është Egzon Gashi, i dënuar për dhunim, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë që nga viti 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 1 mars 2028.

“Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Një i burgosur gjendet i varur në Burgun e Sigurisë së Lartë