Ky është prindi i dyshuar për rrahjen e nxënësit 11-vjeçar në Deçan
Policia e Kosovës ka arrestuar në Deçan prindin e njërit nga klasorët e viktimës (11-vjeçar), nën dyshimin për sulm fizik. Gazeta Insajderi nga burime brenda organeve të rendit ka mësuar se i dyshuari Fidan Hadërgjonaj, i cili në dokumente zyrtare figuron si Binak Hadërgjonaj, e kishte marrë nxënësin 11-vjeçar në afërsi të oborrit dhe e


Policia e Kosovës ka arrestuar në Deçan prindin e njërit nga klasorët e viktimës (11-vjeçar), nën dyshimin për sulm fizik.
Gazeta Insajderi nga burime brenda organeve të rendit ka mësuar se i dyshuari Fidan Hadërgjonaj, i cili në dokumente zyrtare figuron si Binak Hadërgjonaj, e kishte marrë nxënësin 11-vjeçar në afërsi të oborrit dhe e kishte futur në veturën e tipit ‘Range Rover’.
Ai është intervistuar në praninë e avokatit si i dyshuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor“.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti pritet të lirohet në procedurë të rregullt.
