LDK: Seanca për presidentin përmbysje e rendit kushtetues, do të kërkojmë përgjegjësi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas seancës për zgjedhjen e presidentit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurën e votimit, pa pasur kuorum. Në një komunikatë për media, LDK-ja e ka quajtur përmbysje të rendit kushtetues thirrj...


Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas seancës për zgjedhjen e presidentit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurën e votimit, pa pasur kuorum.
Në një komunikatë për media, LDK-ja e ka quajtur përmbysje të rendit kushtetues thirrjen e kësaj séance.
“Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit. Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale.”, thuhet në komunikatë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
