LDM: Protestat kundër gjuhës janë të motivuara politikisht, nevojitet zgjidhje kushtetuese

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) dënon protestën e studentëve shipëtarë në Shkup dhe të njëjtën e quajti si të motivuar politikisht. “Bashkimi Demokratik për Integrim po abuzon rëndë me të drejtën për të përdorur gjuhën amtare gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, të cilën nuk e ka gjetur të përshtatshme ta rregullojë gjatë sundimit të […]

Prill 8, 2026 - 14:00
LDM: Protestat kundër gjuhës janë të motivuara politikisht, nevojitet zgjidhje kushtetuese

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) dënon protestën e studentëve shipëtarë në Shkup dhe të njëjtën e quajti si të motivuar politikisht.

“Bashkimi Demokratik për Integrim po abuzon rëndë me të drejtën për të përdorur gjuhën amtare gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, të cilën nuk e ka gjetur të përshtatshme ta rregullojë gjatë sundimit të tij të gjatë. Megjithatë, pati procese korruptive gjatë provimit dhe ndikim politik, veçanërisht mbi studentët e afërt me partitë në pushtet.

Lidhja Demokratike kujton se gjuha maqedonase është gjuha shtetërore – zyrtare në Maqedoni. Sigurisht, gjuha shqipe është gjithashtu në përdorim zyrtar dhe shqiptarët etnikë gëzojnë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës për ta përdorur atë.
LDM kujton se studentët, shumica e shqiptarëve, i përfunduan studimet e tyre në gjuhën e tyre amtare shqipe.

Megjithatë, në gjyqësor është me rëndësi të jashtëzakonshme që prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët të zotërojnë gjuhën maqedonase, e cila është një “lingua franca”, një gjuhë e përbashkët mirëkuptimi për të gjitha komunitetet etnike në Maqedoni.

Përveç kësaj, praktika ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut mbështesin përdorimin e një gjuhe të përbashkët në gjyqësor dhe kjo në asnjë mënyrë nuk shkel të drejtat e komuniteteve të tjera etnike”, thonë nga LD e Pavle Trajanovit.

Lidhja Demokratike inkurajon Qeverinë të mos i nënshtrohet presionit politik dhe të këmbëngulë në gjetjen e një zgjidhjeje për dhënien e provimit të jurisprudencës që do të jetë kushtetuese, nuk do të shkelë të drejtat e bashkësive etnike, por edhe me të njëjtën peshë të provimit si për studentët e tjerë.