Leao dhe Osimhen drejt Parisit? PSG nis revolucionin pas goditjes në finale!
Pas humbjes së dhimbshme në finalen e Kupës së Botës për Klube, Paris Saint-Germain ka nisur procesin e “rigjenerimit” të skuadrës. Sipas L’Équipe, drejtori sportiv Luis Campos ka vënë në shënjestër dy yje të mëdhenj të Serie A: Rafael Leao të Milanit dhe Victor Osimhen të Napolit. PSG kërkon të forcojë thellësinë e skuadrës pas […]


Pas humbjes së dhimbshme në finalen e Kupës së Botës për Klube, Paris Saint-Germain ka nisur procesin e “rigjenerimit” të skuadrës. Sipas L’Équipe, drejtori sportiv Luis Campos ka vënë në shënjestër dy yje të mëdhenj të Serie A: Rafael Leao të Milanit dhe Victor Osimhen të Napolit.
PSG kërkon të forcojë thellësinë e skuadrës pas një sezoni të ngarkuar me 65 ndeshje dhe, pas largimit të Mbappé, është në kërkim të emrave që mund të sjellin energji të re, transmeton ORAinfo.
Leao, i cili është kthyer në një figurë kyçe te Milani, dhe Osimhen, golashënues i rrezikshëm me Napolin, janë ndër të paktët lojtarë që klubi francez mund t’i përballojë ekonomikisht.
Edhe pse Milani dhe Napoli nuk duken të gatshëm për t’i lënë të lirë, një ofertë marramendëse nga kampionët e Evropës mund të ndryshojë gjithçka. /ORAinfo/
