Lëvizja Besa demanton: Po shtrembërohen deklaratat e Kasamit në lidhje me Tiranën

“Me qëllim dashakeq është shtrembëruar deklarata e kryetarit Bilall Kasami dhënë për mediumin “Radio Evropa e Lirë”, në lidhje me raportet mes Tiranës Zyrtare dhe përzierjen gjoja në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA . Më tej kjo parti qartëson deklaratën e Kasamit duke ua shpërndarë të njejtën […]

Prill 14, 2025 - 04:00
 0  5
Lëvizja Besa demanton: Po shtrembërohen deklaratat e Kasamit në lidhje me Tiranën

“Me qëllim dashakeq është shtrembëruar deklarata e kryetarit Bilall Kasami dhënë për mediumin “Radio Evropa e Lirë”, në lidhje me raportet mes Tiranës Zyrtare dhe përzierjen gjoja në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA .

Më tej kjo parti qartëson deklaratën e Kasamit duke ua shpërndarë të njejtën medieve.

“Do të jem më i drejtpërdrejtë kërkesa e Tiranës, e cila është edhe pjesë e shpjegimit se dëshiron të bashkojë faktorin shqiptar në Maqedoni dhe kjo nuk qëndron, sepse shqiptarët ishin në një situatë shumë më të vështirë në të kaluarën. Tirana nuk kishte asnjë interes të ndihmonte shqiptarët. Këtë e kam thënë edhe publikisht, në disa raste. Tirana zyrtare nëpërmjet kryeministrit ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmeti dhe BDI. Shqiptarët janë më tepër se VLEN, BDI, BESA. Me një fjalë, nuk ka asnjë shpjegim racional për lëvizjen e Taravarit”, kjo është deklarata e Kasamit thonë nga Lëvizja BESA.