Publiku maqedonas do të shokohet kur kjo çështje kur të zbardhet deri në detaje
Nuk do të ketë mëshirë për askënd. Çdo person që ka kontribuar drejtpërdrejt ose tërthorazi, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte, në këtë tragjedi të tmerrshme për shkak të së The post Publiku maqedonas do të shokohet kur kjo çështje kur të zbardhet deri në detaje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nuk do të ketë mëshirë për askënd. Çdo person që ka kontribuar drejtpërdrejt ose tërthorazi, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte, në këtë tragjedi të tmerrshme për shkak të së cilës qan çdo maqedonas – do të japë llogari, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkovski, në lajmet e Sitel.
“Momentalisht kemi të dyshuar persona që kanë qenë në pozita ministri, sekretar shtetëror, drejtorë institucione, drejtor sektori, pronarë personash juridikë, sigurim, kemi persona që kanë qenë në pozita për të përgatitur dokumentacion të caktuar që ka qenë i paligjshëm. Publiku maqedonas do të shokohet kur kjo çështje kur të zbardhet deri në detaje, nga aspekti i të gjitha veprimeve që kemi ndërmarrë. Sidomos do të shokohet kur të shohë se, përsëri, pas nuk dihet sa herësh, pasojat e këtyre paligjshmërisë janë ryshfeti dhe korrupsioni,” tha Toshkovski.
“Kjo do të tronditë publikun kur të shohë për cilat shuma janë lëshuar disa dokumente dhe është vendosur diçka të paligjshme, në kundërshtim me të gjitha rregulloret dhe rregullat, në kundërshtim me normalitetin e funksionimit të një kabaretë apo diskoteke,” tha ministri.
Ai theksoi se për këtë ekzistojnë prova dhe se korrupsioni e ka shkatërruar shtetin.
The post Publiku maqedonas do të shokohet kur kjo çështje kur të zbardhet deri në detaje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .