Lëvizja Demokratike drejt shkrirjes në VLEN, Izet Mexhiti autorizohet për të udhëhequr procesin
Lëvizja Demokratike ka ndërmarrë një hap të ri politik, duke sinjalizuar përmbylljen e fazës së saj si subjekt më vete dhe kalimin drejt një strukture të përbashkët brenda VLEN-it. Në The post Lëvizja Demokratike drejt shkrirjes në VLEN, Izet Mexhiti autorizohet për të udhëhequr procesin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lëvizja Demokratike ka ndërmarrë një hap të ri politik, duke sinjalizuar përmbylljen e fazës së saj si subjekt më vete dhe kalimin drejt një strukture të përbashkët brenda VLEN-it.
Në një takim të mbajtur me strukturat partiake, ku në rend dite ishte vetëm një çështje – zyrtarizimi i VLEN-it si subjekt i unifikuar politik – është vendosur që të ecet përpara me procesin e transformimit organizativ.
Sipas njoftimit, me propozim të kryetarit Izet Mexhiti, strukturat drejtuese kanë dhënë mbështetje të plotë për vazhdimin e procesit të shkrirjes së partisë në VLEN, duke e autorizuar atë që ta udhëheqë këtë fazë tranzitore.
Nga Lëvizja Demokratike vlerësohet se ky vendim përfaqëson një moment të rëndësishëm për rikonfigurimin e skenës politike shqiptare në vend. Ata theksojnë se bashkimi synon konsolidimin e mëtejshëm të VLEN-it dhe forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve, me ambicie për ndikim më të madh në vendimmarrje.
Sipas komunikatës, procesi i nisur synon të krijojë një strukturë më të qëndrueshme dhe më të organizuar, që do të reflektojë, siç thuhet, vullnetin e shumicës së elektoratit shqiptar. Gazeta Flaka
The post Lëvizja Demokratike drejt shkrirjes në VLEN, Izet Mexhiti autorizohet për të udhëhequr procesin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .