Lëvizja “Kush është i radhës?” njoftoi aksion gueril përpara Prokurorisë në Shkup

Lëvizja “Kush është i radhës?”njoftoi një performancë simbolike që do të mbahet sot në mesditë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Me këtë veprim, ata duan të na kujtojnë aksidentin tragjik në diskoteken Pulse në Koçani dhe të dërgojnë një mesazh për nevojën për drejtësi pa dallime dhe llogaridhënie për korrupsionin e sistemit, transmeton Portalb.mk. […]

maj 16, 2025 - 12:00
 0  4
Lëvizja “Kush është i radhës?” njoftoi aksion gueril përpara Prokurorisë në Shkup
Protesta në Shkup kundër korrupsionit që solli në katër tragjeditë e fundit (14.03.2025). Foto: Elida Zylbeari/Portalb.mk

Lëvizja “Kush është i radhës?”njoftoi një performancë simbolike që do të mbahet sot në mesditë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Me këtë veprim, ata duan të na kujtojnë aksidentin tragjik në diskoteken Pulse në Koçani dhe të dërgojnë një mesazh për nevojën për drejtësi pa dallime dhe llogaridhënie për korrupsionin e sistemit, transmeton Portalb.mk.

“Korrupsioni dhe pushteti vrasin. Siguria është një e drejtë themelore dhe ne nuk do të ndalemi së luftuari derisa institucionet të fillojnë vërtet t’u shërbejnë qytetarëve”, tha lëvizja.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve t’u bashkohen prindërve të të vrarëve në aksident, të cilët marshojnë nëpër Koçan çdo të shtunë në orën 16:05, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.