Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për balotazh – Albin Kurti flet për ‘bllokuesit e blloqeve’

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën për balotazh dy ditë para kohe në Prishtinë. Mandatari Albin Kurti, i cili nuk arriti ta formojë qeverinë e re pasi nuk mori votat e nevojshme, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e partisë që ai drejton.  Kurti ndonëse nuk e pranoi se nuk kishte votat për formim të

Nëntor 1, 2025 - 22:00
 0
Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për balotazh – Albin Kurti flet për ‘bllokuesit e blloqeve’
Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për balotazh – Albin Kurti flet për ‘bllokuesit e blloqeve’

Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën për balotazh – Albin Kurti flet për ‘bllokuesit e blloqeve’

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën për balotazh dy ditë para kohe në Prishtinë.

Mandatari Albin Kurti, i cili nuk arriti ta formojë qeverinë e re pasi nuk mori votat e nevojshme, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e partisë që ai drejton.  Kurti ndonëse nuk e pranoi se nuk kishte votat për formim të qeverisë së re, ai tha se më 9 nëntor do të votohet kundër “bllokuesve e blloqeve”.

Kandidati për kryetar Hajrulla Çeku tha se Prishtina në të ardhmen do të jetë funksionale dhe e zhvilluar, dhe se për këtë i nevojitet vota e qytetarëve më 9 nëntor. Nga ky tubim, Kurti bëri fushatë edhe për kandidatët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në 12 komunat e tjera dhe nga një fjalë rasti mbajtën kandidatët e kësaj partie në këto komuna.

Në raundin e parë më 12 tetor, VV ka fituar në tri komuna – Shtime, Podujevë e Kamenicë. Ndërsa është balotazh në 12 komuna – Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Viti, Kaçanik, Vushtrri, Fushë- Kosovë, Obiliq, Rahovec, Gjilan.