Liderët partiak urojnë besimtarët me rastin e Natës së Kadrit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, një nga netët më të rëndësishme të muajit të shenjtë The post Liderët partiak urojnë besimtarët me rastin e Natës së Kadrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, një nga netët më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Derisa po kalojmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, natës së zbritjes së Kuranit të shenjtë. Zoti ua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat,” ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që kjo natë të sjellë paqe, tolerancë dhe dashuri mes popujve anembanë botës.
Nata e Kadrit, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme e Ramazanit, është një moment i veçantë për besimtarët myslimanë, të cilët e kalojnë atë me lutje dhe adhurim.
Edhe kryetari i Aleanës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.
“Kushdo që është i përulur ndaj njerëzve për hir të Zotit, Allahu e lartëson emrin e tij.” Profeti Muhamed a.s, ka shkruar Taravari në Facebook.
Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, krahu u Selës Krenar Lloga, ka uruar Natën e Madhe të Kadrit.
“Qoftë kjo një natë e faljes, lutjeve të pranuara dhe zemrave të mbushura me dritë. Zoti ju dhëntë shëndet, lumturi dhe çdo të mirë në këtë dhe botën tjetër!
Urime Natën e Kadrit!” – shkruan Lloga.
Kujtojmë se agjërimi i kësaj nate të Ramazanit konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë.
Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Flaka Media
The post Liderët partiak urojnë besimtarët me rastin e Natës së Kadrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .