Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuza kundër katër personave për nxitje të urrejtjes në ngjarjet e ’28 Nëntorit’
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme në ditët e kaluara kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese nga neni […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme në ditët e kaluara kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për të katërit, të cilëve u ishte caktuar masa e paraburgimit në procedurën paraprake, prokurorët publik kërkuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup që t’ua vazhdohet paraburgimi, transmeton Portalb.mk.
“Tre nga të pandehurit më 28 Nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, duke djegur dhe grisur flamurin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkaktuan ndjenjën e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë etnike dhe ekspozuan tallje me simbolin kombëtar. I pandehuri i katërt, pak ditë më vonë, më 2 dhjetor, ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë – duke e djegur atë, gjë që ka shkaktuar urrejtje dhe intolerancë”, thonë nga Prokuroria.
Veprimet, shtojnë nga Prokuroria, e të pandehurve shkaktuan gjuhën e urrejtjes, e cila u shfaq veçanërisht në rrjetet sociale në ditët kritike, me tendencë të shndërrohej në incidente të reja dhune.
Ndryshe, Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ngjarjet e kësaj dite (28 Nëntorit), pasuan me djegien e tre veturave, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie në Kumanovë, të cilat u përkasin qytetarëve shqiptarë.
- LEXO: Policia arrestoi një 35-vjeçar të dyshuar për djegien e veturave dhe një dyqani në Kumanovë
- LEXO: 18 të arrestuar deri tani në Maqedoninë e Veriut për ngjarjet e ’28 Nëntorit’, 4 në paraburgim
- LEXO: RMV, u arrestuan tetë persona për ngjarjet në festën e 28 Nëntorit, tre në paraburgim tetë ditor
- LEXO: Nxënësit veshën uniforma të UÇK-së për festat e nëntorit, Janevska paralajmëroi inspektim në shkollë “7 Marsi” në Çellopek të Tetovës
- LEXO: Në Kumanovë është djegur makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe dyqani i një funksionari të BDI-së