Limaj: Nuk kam ndryshuar qëndrim
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me votën për Lëvizjen Vetëvendosje sot në Kuvend. Ai ka thënë se nuk është kontaktuar në ditët e fundit nga kjo parti. Limaj ka thënë disa herë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti që të kontribuojë në Kuvend
 
 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me votën për Lëvizjen Vetëvendosje sot në Kuvend.
Ai ka thënë se nuk është kontaktuar në ditët e fundit nga kjo parti.
Limaj ka thënë disa herë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti që të kontribuojë në Kuvend, por nuk është i interesuar që të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje qeveritare.
Megjithatë, me raste ai ka deklaruar edhe që nuk do të lejonte që shteti të shkonte në zgjedhje të reja. Partia e tij i ka tre deputetë në Kuvend.
 
    
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
 
 
  
  
  
  
  
  
  
 