Limani në Banjicë të Epërme dhe të Poshtme: Program konkret për çdo vendbanim të Gostivarit

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, sonte ka zhvilluar takime me banorët e Banjicës së Epërme dhe Banjicës së Poshtme, ku ka prezantuar vizionin dhe prioritetet The post Limani në Banjicë të Epërme dhe të Poshtme: Program konkret për çdo vendbanim të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 2, 2026 - 23:30
 0
Limani në Banjicë të Epërme dhe të Poshtme: Program konkret për çdo vendbanim të Gostivarit

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani, sonte ka zhvilluar takime me banorët e Banjicës së Epërme dhe Banjicës së Poshtme, ku ka prezantuar vizionin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e Gostivarit.

Në këto takime ishte i pranishëm edhe Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit dhe njëherazi kryetar i Degës së BDI-së, i cili shprehu mbështetje për vizionin dhe programin e Limanit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Limani theksoi se programi i tij zgjedhor është konkret dhe i detajuar për çdo vendbanim të komunës, duke nënvizuar se programi është i qasshëm për të gjithë qytetarët dhe se realizimi i tij do të bëhet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ta, për ndërtimin e Gostivarit të së nesërmes. Gazeta Flaka

The post Limani në Banjicë të Epërme dhe të Poshtme: Program konkret për çdo vendbanim të Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .