Bilall Kasami u bën thirrje qytetarëve të Tetovës të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ngricave
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka apeluar sot tek qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave që kanë përfshirë rrugët The post Bilall Kasami u bën thirrje qytetarëve të Tetovës të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ngricave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka apeluar sot tek qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave që kanë përfshirë rrugët e qytetit dhe fshatrat përreth.
“Si pasojë e temperaturave të ulëta, në rrugët e qytetit dhe fshatrat e Tetovës ka ngrica, gjë që rrit rrezikun për qarkullim,” theksoi Kasami, duke nënvizuar se situata paraqet rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve.
Ai u bëri thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë, as me automjete dhe as në këmbë, përveç rasteve të domosdoshme. “Rrugët janë tejet të rrëshqitshme, janë shënuar aksidente të shumta dhe ekziston rrezik real për jetën dhe sigurinë e qytetarëve,” deklaroi kryetari i komunës.
Kasami informoi gjithashtu se shërbimet komunale janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për përmirësimin e sigurisë në rrugë. “Ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e gjendjes dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit,” shtoi ai.
Në fund, kryetari i Tetovës falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke apeluar për kujdes të shtuar deri në stabilizimin e kushteve atmosferike. Gazeta Flaka
The post Bilall Kasami u bën thirrje qytetarëve të Tetovës të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ngricave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .