Vetura bie në lumin Radika, dy persona humbin jetën në aksident në rajonin e Gostivarit

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasoja fatale ka ndodhur sot pasdite në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, në territorin e Gostivarit. Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës The post Vetura bie në lumin Radika, dy persona humbin jetën në aksident në rajonin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 2, 2026 - 23:30
 0
Vetura bie në lumin Radika, dy persona humbin jetën në aksident në rajonin e Gostivarit

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasoja fatale ka ndodhur sot pasdite në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, në territorin e Gostivarit.

Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 15:50 në SPB Gostivar është raportuar se një automjet i tipit “Volkswagen Bora”, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Radika. Si pasojë e aksidentit, jetën e kanë humbur A.F. dhe M.F., banorë të fshatit Vidushë të Gostivarit.

Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet kontrollit të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion. Autoritetet po zhvillojnë procedurat për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Gostivari Sot

The post Vetura bie në lumin Radika, dy persona humbin jetën në aksident në rajonin e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .