Limani propozon program të ri për forcimin e sigurisë dhe respektit në shkolla
Valbon Limani ka prezantuar një masë të re në kuadër të programit të tij, e cila lidhet drejtpërdrejt me arsimin dhe sigurinë në shkolla. Sipas tij, përmes krijimit të programit The post Limani propozon program të ri për forcimin e sigurisë dhe respektit në shkolla appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Valbon Limani ka prezantuar një masë të re në kuadër të programit të tij, e cila lidhet drejtpërdrejt me arsimin dhe sigurinë në shkolla. Sipas tij, përmes krijimit të programit “Ambasadorët e Sigurisë dhe Respektit”, synohet ndërtimi i një mjedisi më të sigurt dhe më përfshirës në çdo institucion arsimor.
Programi parasheh përzgjedhjen e nxënësve ambasadorë në bashkëpunim me mësuesit dhe psikologët shkollorë, duke u bazuar jo vetëm në suksesin mësimor, por edhe në rolin pozitiv që ata luajnë mes bashkëmoshatarëve dhe në promovimin e sjelljeve të shëndosha.
Limani theksoi se ky model do të ndihmojë në parandalimin e dhunës dhe në rritjen e vetëdijes për respektin reciprok në shkolla. “Siguria dhe respekti në shkolla determinon një brez më të shëndoshë dhe më të përgjegjshëm,” u shpreh ai, duke nënvizuar se investimi në arsim është investim në të ardhmen e shoqërisë. Gazeta Flaka
The post Limani propozon program të ri për forcimin e sigurisë dhe respektit në shkolla appeared first on Flaka, në çdo lajm... .