VLEN mbajti konventë promovuese në Vrapçisht, në mbështetje të Zulhajrat Demirit
Në Vrapçisht, sonte u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN në mbështetje të kandidatit të pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri. Aktiviteti u zhvillua në prani të një numri të The post VLEN mbajti konventë promovuese në Vrapçisht, në mbështetje të Zulhajrat Demirit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në Vrapçisht, sonte u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN në mbështetje të kandidatit të pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri. Aktiviteti u zhvillua në prani të një numri të madh qytetarësh, strukturave lokale dhe përfaqësuesve të lartë të VLEN-it, të cilët theksuan nevojën për ndryshim dhe përmirësim të qeverisjes lokale në komunë.
Gjatë fjalimeve, përfaqësues të VLEN-it vlerësuan se zgjedhjet e 11 janarit janë një mundësi për qytetarët që të vendosin për një qasje të re në drejtimin e Vrapçishtit, duke theksuar rëndësinë e transparencës, respektit ndaj qytetarëve dhe orientimit të komunës drejt shërbimeve publike më cilësore.
Në kuadër të aktiviteteve të fushatës, Zulhajrat Demiri vizitoi edhe fshatin Gradec, ku u takua me banorët dhe prezantoi prioritetet e tij programore. Sipas Demirit, fokusi i angazhimit të tij do të jetë rinia, meritokracia dhe zhvillimi ekonomik e infrastrukturor i komunës, si dhe adresimi i problemeve të përditshme me të cilat përballen qytetarët.
Nga ana tjetër, gjatë konventës u përmend edhe çështja e furnizimit me ujë të pijshëm, e cila mbetet një nga sfidat kryesore të komunës. Përfaqësues të VLEN-it shprehën qëndrimin se kjo problematikë duhet të zgjidhet përmes menaxhimit më efikas dhe politikave afatgjata në interes të qytetarëve.
Fushata për zgjedhjet lokale po vijon me aktivitete të ndryshme nga subjektet politike dhe kandidatët, ndërsa qytetarët e Vrapçishtit do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 11 janarit. Gazeta Flaka
The post VLEN mbajti konventë promovuese në Vrapçisht, në mbështetje të Zulhajrat Demirit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .