Lisi publikon këngën më të re “Illegal”, një hap i fuqishëm në skenën e hip-hop muzikës
Artisti i ri në ngritje, Lisi, ka lansuar sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Illegal”, duke sjellë energji të freskët në skenën shqiptare të hip-hopit. Me një stil autentik dhe tekst të drejtpërdrejtë, Lisi vazhdon të dëshmojë potencialin e tij si një emër premtues në zhanrin urban. Kënga është prodhuar dhe […]

Artisti i ri në ngritje, Lisi, ka lansuar sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Illegal”, duke sjellë energji të freskët në skenën shqiptare të hip-hopit.
Me një stil autentik dhe tekst të drejtpërdrejtë, Lisi vazhdon të dëshmojë potencialin e tij si një emër premtues në zhanrin urban.
Kënga është prodhuar dhe kompozuar nga Qelik Lipa, një emër i njohur për bashkëpunimet me artistë të rinj që sjellin një frymë moderne dhe dinamike.
Beat-i gjithashtu mban firmën e Qelik Lipës, i cili ka krijuar një ritëm të fuqishëm dhe të mprehtë që përforcon mesazhin e këngës.
Teksti është shkruar nga vetë Lisi, duke reflektuar qasjen e tij të sinqertë dhe origjinale ndaj realitetit dhe përvojave personale – një element që po e bën gjithnjë e më të dallueshëm në skenën e muzikës urbane.
Ndërkohë, videoklipi i realizuar nga GADAFI sjell një estetikë vizuale të fortë, me imazhe të kuruara në detaje që përcjellin atmosferën e këngës dhe energjinë që Lisi transmeton përmes interpretimit të tij.