Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza laterale amiotrofike). “Jam diagnostikuar me ALS”, shprehet ai me sinqeritet. “Jam thellësisht mirënjohës që kam familjen time të dashur pranë meje, ndërsa përballemi së bashku me këtë kapitull të ri të […]

Prill 11, 2025 - 16:00
 0  8
Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza laterale amiotrofike).

“Jam diagnostikuar me ALS”, shprehet ai me sinqeritet. “Jam thellësisht mirënjohës që kam familjen time të dashur pranë meje, ndërsa përballemi së bashku me këtë kapitull të ri të jetës”.

Dane, 52 vjeç, është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe së bashku janë prindër të dy vajzave, Billie Beatrice, 15 vjeç, dhe Georgia Geraldine, 13 vjeç.

Pavarësisht diagnozës së rëndë, aktori vazhdon të tregojë forcë dhe përkushtim ndaj profesionit të tij.

“Ndjehem me fat që ende mund të punoj dhe mezi pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën që vjen”, tha ai për PEOPLE.

“Ju lutem, kërkoj mirëkuptimin tuaj për pak privatësi për mua dhe familjen time në këtë periudhë”.

Dane luan rolin e babait autoritar të familjes Jacobs në serialin hit të HBO, Euphoria, dhe është planifikuar të nisë xhirimet për sezonin e tretë më 14 prill.