Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Lista Serbe, ka njoftuar se sot, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media. Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. “Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë

dhjetor 3, 2025 - 13:30
 0
Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ
Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Lista Serbe, ka njoftuar se sot, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

“Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua.