Lista Serbe sërish voton në grup, Ellek: Pres të jenë të qeta dhe demokratike
Sikurse çdoherë tjetër, Lista Serbe në mënyrë të organizuar iu është drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kreu i kësaj partie, Zlatan Elek, ka thënë se pret që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike, duke


Sikurse çdoherë tjetër, Lista Serbe në mënyrë të organizuar iu është drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kreu i kësaj partie, Zlatan Elek, ka thënë se pret që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike, duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve që të dalin sa më shumë dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.
“Sot, një ditë e lumtur, ditë pune dhe zgjedhje. Siç po e shihni është një numër i madh i qytetarëve që kanë ardhur në vendvotime. Pres që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike, apeloj te qytetarët tanë që në numër sa më të madh të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe t`i zgjedhin ata që do t`i përfaqësojnë nesër, përkatësisht t`i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtë”, ka thënë ai.
Votën ka hedhur edhe Igor Simiq
Edhe në më 12 tetor, në zgjedhjet lokale, Lista Serbe pati votuar në grup, gjë që ishte konsideruar e jashtëligjshme.
