Raportohet për një rast të ushtrimit të presionit ndaj votuesit në Mitrovicë të Veriut
Dy persona kanë raportuar në polici se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në vend. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë të Veriut. Rasti ka të bëjë me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve. Ankuesit kanë deklaruar se janë ndier të kërcënuar


Dy persona kanë raportuar në polici se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në vend.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka të bëjë me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve.
Ankuesit kanë deklaruar se janë ndier të kërcënuar lidhur me pjesëmarrjen dhe qëndrimin e tyre zgjedhor.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori.
