Lojë e rreme shpërblyese i mashtron qytetarët me mundësinë për të fituar një automjet “Toyota”
Ky është një postim i rremë që premton pa bazë se do të dhurohet një veturë kamionetë. Shenja të shumta konfirmojnë se është një postim i rremë. Para së gjithash, vetë faqja nga e cila është ndarë thirrja është joautentike, nuk përmban asnjë të dhënë si emri i kompanisë, adresa, kontakti, dhe ka vetëm katër […]
Ky është një postim i rremë që premton pa bazë se do të dhurohet një veturë kamionetë. Shenja të shumta konfirmojnë se është një postim i rremë. Para së gjithash, vetë faqja nga e cila është ndarë thirrja është joautentike, nuk përmban asnjë të dhënë si emri i kompanisë, adresa, kontakti, dhe ka vetëm katër postime – të gjitha rreth lojës së supozuar shpërblyese në të cilën dhurohet një automjet, transmeton Vërtetmatësi.
Po analizojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:
Zgjidhni numrin e zarfit tuaj me fat! Sot po organizojmë një llotari për 10 kamioneta Toyota Hilux. Kanë mbetur vetëm 10 fitues, prandaj merrni pjesë me besim!
Shënim: Fituesit do të zgjidhen dhe do të njoftohen me anë të mesazhit privat.
Postimi përfshin foto të automjetit Toyota Hilux që pretendohet të jetë dhuratë. Megjithatë, ky është një postim i rremë që premton pa bazë se do të dhurohet një automjet. Shenja të shumta konfirmojnë se është një postim i rremë.
Para së gjithash, faqja nga e cila është ndarë thirrja është joautentike, nuk përmban të dhëna të tilla si emri i kompanisë, adresa, kontakti dhe ka vetëm katër postime – të gjitha rreth lojës së supozuar shpërblyese në të cilën dhurohet një automjet. Faqja specifike nuk është faqja zyrtare e “Autovelt”. Faqja është relativisht e re, pra në seksionin “Transparenca” thuhet se është krijuar në gusht të vitit 2025 dhe vendndodhja kryesore e njerëzve pas kësaj faqeje të rreme është Indonezia.
Në faqen zyrtare të “Autovelt”, e cila ka 46 mijë ndjekës, nuk ka asnjë postim në lidhje me një lojë të tillë shpërblyese.
Lojërat e rreme shpërblyese me vetura të dhuruara po shfaqen gjithnjë e më shumë në Facebook, duke përfituar nga besimi i qytetarëve dhe njohuritë e dobëta mediatike. Mashtruesit më shpesh e paraqesin veten si kompani të njohura, duke keqpërdorur pa autorizim logot dhe fotot për të krijuar pamje legjitime. Me mesazhe që premtojnë një “vetura falas”, ata shfrytëzojnë emocionet e përdoruesve dhe inkurajojnë reagime të shpejta pa verifikuar informacionin.
Qëllimi i fushatave të tilla rrallë është vetë çmimi – qëllimi i vërtetë është mbledhja e të dhënave personale ose përfitimi financiar përmes keqpërdorimit të të dhënave personale dhe bankare, prandaj qytetarët nuk duhet të ndajnë të dhënat e kartave të tyre bankare ose të dërgojnë ndonjë lloj tjetër të dhënash personale dhe bankare.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.