LSDM reagon pas sulmit ndaj zyrtarëve të Qytetit të Shkupit
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, dhe ekipit të saj në Çair, duke e quajtur ngjarjen pasojë direkte të The post LSDM reagon pas sulmit ndaj zyrtarëve të Qytetit të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, dhe ekipit të saj në Çair, duke e quajtur ngjarjen pasojë direkte të klimës së frikës dhe paqes që, sipas tyre, është krijuar nga kjo qeveri.
“Ky sulm brutal është pasojë e atmosferës së frikës dhe anarkisë që e ka krijuar kjo pushtet,” thuhet në reagimin zyrtar të LSDM-së.
Sipas tyre, sulmi është dëshmi e qartë se “kur flitet për krim dhe kur zbulohen keqpërdorime, institucionet nuk ju mbrojnë – por ju lënë në mëshirë të dhunuesve.”
LSDM rikujton se prej javësh, opinioni publik është dëshmitar i skandaleve në kryeqytet, përfshirë ndërtime pa leje, lidhje të paligjshme dhe keqpërdorime milionëshe, por në vend që hetimet të rezultojnë me drejtësi, kanë përfunduar me kërcënime.
“Institucionet në vend që të ndëshkojnë kriminelët, heshtën. Policia në vend që të mbrojë qytetarët dhe të drejtën – e lejoi këtë të ndodhë,” thekson LSDM.
Partia kërkon urgjentisht veprim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria, duke theksuar se përgjegjësia për mosveprim bie pikërisht mbi këto institucione.
“Kërkojmë nga MPB-ja dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për mosveprimin që e mundësoi këtë sulm. Rasti të zbardhet deri në fund dhe dhunuesit të dalin para drejtësisë pa asnjë vonesë,” përfundon reagimi.
LSDM nënvizon se shteti nuk guxon të bëhet peng i mafias dhe i atyre që përmes kërcënimeve dhe dhunës duan të heshtin këdo që tenton të zbulojë krimin. Flaka
The post LSDM reagon pas sulmit ndaj zyrtarëve të Qytetit të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
