Fshirja e “gjuhës dhe identitetit maqedonas” ndez reagime: Mickoski akuzon edhe Bujar Osmanin!
Një marrëveshje mes tre grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian për të mos përmendur “gjuhën dhe identitetin maqedonas” në Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar The post Fshirja e “gjuhës dhe identitetit maqedonas” ndez reagime: Mickoski akuzon edhe Bujar Osmanin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një marrëveshje mes tre grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian për të mos përmendur “gjuhën dhe identitetin maqedonas” në Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar valë të forta reagimesh politike në vend.
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev njoftoi se është arritur konsensus politik në Bruksel për të hequr referencat e drejtpërdrejta ndaj këtyre çështjeve në raportin për vendin, një lëvizje që shumë në Shkup e shohin si trysni bullgare të institucionalizuar.
Reagimi i parë i nivelit të lartë në Shkup erdhi nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u shpreh se ky zhvillim përbën një vërtetim të paralajmërimeve të tij për “inxhinieri politike” në kurriz të identitetit maqedonas.
“Është po aq keq të fshihet gjuha dhe identiteti maqedonas, sikur ato të ishin ‘moderne’. Është njësoj e rëndë, por duhet theksuar që për herë të parë, gjuha dhe identiteti maqedonas kaluan në selinë e demokracisë evropiane në Bruksel. Kjo nuk duhet harruar.”
Mickoski fajësoi udhëheqjen e mëparshme për situatën e krijuar dhe tha se “fshirja” e identitetit në raport është pasojë e mashtrimeve politike të qeverive të kaluara.
“Janë ata që për shtatë vite manipuluan publikun me premtime boshe. Sot kemi një realitet të hidhur: gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen nga dokumentet zyrtare evropiane në mënyrë talibane. Këtë e bënë Bujar Osmani, Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiq dhe të tjerë.”
Ai bëri thirrje për reflektim dhe kërkim faljeje publike ndaj qytetarëve, duke theksuar se qytetarët janë viktima të një politike të rreme integrimi.
Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) kishte miratuar paraprakisht një raport që përmendte në katër vende “identitetin dhe gjuhën maqedonase”, duke riafirmuar mbështetjen për një shtet shumetnik dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare si ajo e Prespës.
Në versionin e mëparshëm të Nenit 2 thuhej:
“Parlamenti Evropian i bën thirrje Këshillit Europian t’i japë mbështetje publike dhe të qartë Maqedonisë së Veriut për të hyrë në fazën tjetër të negociatave, në respekt të plotë të gjuhës dhe identitetit maqedonas.”
Megjithatë, në seancën e 24 qershorit, u miratua një amendament kompromisi, ku tekstualisht theksohet:
“Riafirmon rëndësinë e njohjes dhe respektit të qartë për gjuhën dhe identitetin maqedonas si pjesë integrale e trashëgimisë së kombit… konfirmon se respekti për identitetin gjuhësor, kulturor dhe kombëtar është një komponent themelor i procesit të anëtarësimit në BE.”
Sipas medias bullgare BGNES, tri partitë më të mëdha evropiane – Partia Popullore Evropiane (EPP), Socialistët dhe Liberalët – kanë rënë dakord që termat “gjuha maqedonase” dhe “identiteti maqedonas” të mos përfshihen në versionin final, i cili do të votohet në seancën plenare në Strasburg javën e ardhshme.
Vendimi për heqjen e referencave identitare vjen pas presionit të vazhdueshëm nga Sofja zyrtare, e cila prej vitesh kundërshton përdorimin e termit “maqedonas” pa sqarime shtesë. Ndërkohë, kjo lëvizje rrezikon të hapë debat të ashpër edhe brenda vetë institucioneve të BE-së, për shkak të parimeve të barazisë dhe respektit për identitetet kombëtare.
Në Maqedoninë e Veriut, kjo çështje po bëhet qendrore në diskursin politik, në një moment kur qeveria e Mickoskit përpiqet të rifitojë besimin qytetar dhe të gjejë një qasje të re ndaj Brukselit, pa sakrifikuar “vlerat kombëtare” siç i cilëson ajo.
Eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev ka konfirmuar zyrtarisht se me kërkesë të tre grupeve më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe grupit konservator “Obnova” – do të hiqen nga draft-raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut të gjitha referencat ndaj “gjuhës maqedonase” dhe “identitetit maqedonas”.
Deklarata e Kovaçevit, e publikuar nga agjencia bullgare BGNES, vjen pak ditë para votimit final në seancën plenare në Strasburg dhe pritet të shkaktojë pasoja të ndjeshme në skenën politike në Shkup dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore.
“Temat e identitetit dhe gjuhës nuk kanë vend në një raport progresi të Bashkimit Evropian për një vend që aplikon për anëtarësim,” – shkruan Kovaçev në një postim në Facebook.
“Tema të tilla çojnë vetëm në përçarje dhe hapin kutinë e Pandorës.”
Kovaçev akuzon autoritetet e Shkupit për, siç thotë ai, manipulim të qëllimshëm me temën e identitetit në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
“Qëllimi i pamaskuar i autoriteteve në Shkup ishte që të tregonin një triumf të rremë mbi ‘fqinjin lindor’, në mënyrë që të justifikonin ndryshimet kozmetike në Kushtetutë dhe përfshirjen sipërfaqësore të bullgarëve.”
Ai i bën thirrje qeverisë maqedonase që të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë dhe të zhbllokojë punën e komisionit të përbashkët për histori, ku – sipas tij – duhet të diskutohen “temat e historisë sonë të përbashkët”. Flaka Media
The post Fshirja e “gjuhës dhe identitetit maqedonas” ndez reagime: Mickoski akuzon edhe Bujar Osmanin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
