LSDM: “Të gjithë do të përgjigjen” – akuza të forta ndaj pushtetit nga Manastiri
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka ashpërsuar retorikën ndaj pushtetit, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të denoncojë, siç thonë, çdo abuzim me paratë e qytetarëve. “Në çdo rast The post LSDM: “Të gjithë do të përgjigjen” – akuza të forta ndaj pushtetit nga Manastiri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka ashpërsuar retorikën ndaj pushtetit, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të denoncojë, siç thonë, çdo abuzim me paratë e qytetarëve.
“Në çdo rast të krimit të pushtetit që pa turp vjedh nga qytetarët, ne do të vazhdojmë ta publikojmë të vërtetën”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga takimi i zhvilluar në Manastiri me organizatën komunale të SDM-së, përfaqësuesit e partisë përcollën mesazhe të forta politike.
“Jemi më të fortë se kurrë. I kemi dhënë premtim VMRO-DPMNE-së: të gjithë do të përgjigjen”, deklaruan nga LSDM.
Në këtë takim morën pjesë sekretari i përgjithshëm Aleksandar Sasha Dimitrijevic, si dhe anëtarët e Kryesisë Jon Frckoski dhe Dragan Krajovski.
Nga LSDM theksuan se partia po hyn në një fazë të re politike, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Forcë e re, energji e re”, transmeton Gazeta Flaka.
The post LSDM: “Të gjithë do të përgjigjen” – akuza të forta ndaj pushtetit nga Manastiri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .