Lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, ju duhet guxim, alarmoi Varns në debatin e organizuar nga Ambasada e Amerikës

E dimë se lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, por duhet pasur guxim që ta fitoni këtë luftë, tha zëvendës ambasadorja e SHBA-ve Nikol Varns në debatin për ballafaqim me korrupsion. Ajo theksoi se korrupsioni prek shumë shtete dhe është 5% e BPV-së botërore. Varns i thirri të gjitha institucionet që të punojnë me […]

Nëntor 22, 2024 - 19:00
 0  6
Lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, ju duhet guxim, alarmoi Varns në debatin e organizuar nga Ambasada e Amerikës
Valixhe me flamurin e RMV-së. Foto: Zoff-photo në Canva

E dimë se lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, por duhet pasur guxim që ta fitoni këtë luftë, tha zëvendës ambasadorja e SHBA-ve Nikol Varns në debatin për ballafaqim me korrupsion. Ajo theksoi se korrupsioni prek shumë shtete dhe është 5% e BPV-së botërore. Varns i thirri të gjitha institucionet që të punojnë me përkushtim për çrrënjosje të kësaj të keqeje në shoqëri, raporton TV21.

“Kuptoj se janë bërë shumë bashkëpunime dhe progres, por qytetarët të cilëve u jeni në shërbim presin rezultate të konsiderueshme. Andaj ju thërras sot që të gjithë bashkë të punoni me vullnet të mirë. Si partneri ynë dhe vend anëtar i NATO-s besojmë se Maqedonia e Veriut mund ta luftojë korrupsionin, në çdo institucion vetëm nëse institucionet kanë fuqi dhe nëse angazhohen në tërësi”, tha Nikol Varns.

Kryeprokurori Lupço Kocevski theksoi se në Prokurori ka filluar procesi të riorganizimit serioz për të siguruar dinamikë adekuate gjatë punës që do të duhej të rezultonte me aktgjykime efektive.

“Në çdo rast më të rëndë në të cilin është konstatuar përfitim pasuror i fituar në mënyrë të paligjshme, veçanërisht në rastet e trajtuara nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të kryhet një hetim financiar i detajuar, jo vetëm ndaj autorëve të krimeve , por edhe ndaj të gjithë personave të lidhur me ta”, tha Lupço Kocevski.

Korrupsionin e paguajmë shumë shtrenjtë, ndërsa i njëjti ka ndikim të drejtpërdrejt në uljen e zhvillimit të shtetit, tha kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska.

“Korrupsioni ka ndikim të dëmshëm përmes dobësimit të institucioneve dhe erozionit të besimit publik në to. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i rëndësishëm për qytetarët të cilët nuk e tolerojnë atë”, deklaroi Tatjana Dimitrovska.

Marina Bllazhevska nga Enti Shtetëror për Revizion tha se korrupsioni është një nga sfidat më të mëdha. Sipas saj, rezultatet do të arrihen vetëm me qasje të integruar dhe të përbashkët të të gjitha institucioneve kompetente për luftë kundër korrupsionit.

“Reago” – mjeti i i ri digjital i qytetarëve në RMV për luftën kundër korrupsionit