Banorët e Shutkës protestojnë para Qytetit të Shkupit për mungesë transporti dhe mospastrimin e deponive

Me parulla “Dil Danella”, “Nuk jemi vetëm numra për zgjedhje”, “Vetëm në Shuto Orizarë nuk pastrohen deponitë, Pse?” banorët e Shutkës protestuan sot para Qytetit të Shkupit. Prezent në protestë ishte edhe kryetari i Komunës së Shutkës Kurto Dudush dhe kryetarja e Partisë Unioni i Romëve, Fatma Osmanoska, transmeton Portalb.mk. Banorët në Shutkë përballen me […]

Nëntor 22, 2024 - 19:00
 0  6
Banorët e Shutkës protestojnë para Qytetit të Shkupit për mungesë transporti dhe mospastrimin e deponive
Banorët e Shkutkës në protestë para Qytetit të Shkupit. Foto printscreen nga video e TV 21

Me parulla “Dil Danella”, “Nuk jemi vetëm numra për zgjedhje”, “Vetëm në Shuto Orizarë nuk pastrohen deponitë, Pse?” banorët e Shutkës protestuan sot para Qytetit të Shkupit. Prezent në protestë ishte edhe kryetari i Komunës së Shutkës Kurto Dudush dhe kryetarja e Partisë Unioni i Romëve, Fatma Osmanoska, transmeton Portalb.mk.

Banorët në Shutkë përballen me deponi dhe mungesë të transportit publik, duke bërë që mbi 25.000 banorë të jenë të shkëputur plotësisht nga qyteti.

Autobusët e NTP-së nuk qarkulluan për dy ditë, për këtë arsye në rrugët e Shkupit kishte një kaos të vërtetë. Për shkak të kaosit në komunikacion dhe kolapsit të transportit publik që ka ndodhur dje dhe pardje, një numër i madh i studentëve në Shkup nuk kanë arritur të shkojnë në ligjërata apo provime në universitet. Ndërsa shumica e njerëzve prisnin autobusë për më shumë se një orë, të tjerët ankoheshin për mbipopullim në autobusët e NTP Shkup.

Zyra e kryetares Danela Arsovska njoftoi se VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski janë fajtorë për faktin se Shkupi është pa transport publik.

Prej se Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.