Lushtaku nderon Fehmi e Xhevë Lladrovcin
Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi kaluar shumë sfida. Postimi i plotë: Në përvjetorin e 27 të rënies heroike, sot kujtojmë Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy nga


Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Xhevë dhe Fehmi Lladrovci,
Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi kaluar shumë sfida.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e 27 të rënies heroike, sot kujtojmë Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy nga ideatorët e lëvizjeve për rezistencë të armatosur në Kosovë.
Bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi kaluar shumë sfida. Kemi bërë shumë rrugë e kemi zhvilluar shumë beteja së bashku, ku e kam parë guximin dhe vullnetin e tyre për të luftuar për lirinë e Kosovës.
Gjatë fillimit të ofensivës së shtatorit 1998 në Drenicë, e cila ishte njëra ndër ofensivat më mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, Feha së bashku me Xhevën e Fatime Hetemin, ranë heroikisht më 22 shtator 1998 në mbrojtje të tokës së Kosovës.
Lavdi përjetë Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
SL
