“Ma ktheu: do ta mbajmë fjalën”, Edita Tahiri kujton bisedën me gjeneralin Clark para fillimit të bombardimeve

Ish-anëtarja e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, Edita Tahri, ka bërë me dije se 24 marsi është ditë shprese për Kosovën. Derisa komentuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, ajo ka rikujtuar bisedën që kishte pasur me komandantin e NATO-s para fillimit të bombardimeve. Në profilin e saj në Facebook

Mars 25, 2026 - 11:30
“Ma ktheu: do ta mbajmë fjalën”, Edita Tahiri kujton bisedën me gjeneralin Clark para fillimit të bombardimeve
“ma-ktheu:-do-ta-mbajme-fjalen”,-edita-tahiri-kujton-biseden-me-gjeneralin-clark-para-fillimit-te-bombardimeve

“ma-ktheu:-do-ta-mbajme-fjalen”,-edita-tahiri-kujton-biseden-me-gjeneralin-clark-para-fillimit-te-bombardimeve

Ish-anëtarja e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, Edita Tahri, ka bërë me dije se 24 marsi është ditë shprese për Kosovën.

Derisa komentuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, ajo ka rikujtuar bisedën që kishte pasur me komandantin e NATO-s para fillimit të bombardimeve.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se gjeneralit amerikan e kishte kërkua që ta mbajnë fjalën.

“Sot 27 vjet me pare SHBA dhe NATO bombarduan Serbine, mposhten Millosheviqin famekeq, i sollen lirine Kosoves, ate dite e quajtem “Dita e Shpreses’ dhe mbetet e tille ne historine tone. Nje dite para, me 23 mars 1999 kisha zhvilluar nje bisede telefonike me Gjeneralin Clark, i thash ‘koha qe ta mbani fjalen’, ma ktheu ‘Do ta mbajme fjalen’, dhe e mbajten fjalen, si ai vet, Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright. Historine e Kosoves se lire e shkruajtem neve lideret e asaj kohe, populli i Kosoves dhe Amerika dhe NATO”, ka shkruar Tahiri.