Manipulimi me çmimet, Durmishi paralajmëron masa rigoroze
Pas kryeministrit edhe ministri i ekonomisë pajtohet se disa tregtarë kanë bërë manipulime me çmimet e produkteve dhe nuk e përjashton mundësinë e miratimit së një mase që do të jetë më rigoroze ndaj tregtarëve. Besar Durmishi në intervistën për Alsat përmendi ngrirjen e çmimeve dhe përkufizimin e marzhës si opcione eventuale nëse inspektorati i […] The post Manipulimi me çmimet, Durmishi paralajmëron masa rigoroze appeared first on InfoShqip.com.
Pas kryeministrit edhe ministri i ekonomisë pajtohet se disa tregtarë kanë bërë manipulime me çmimet e produkteve dhe nuk e përjashton mundësinë e miratimit së një mase që do të jetë më rigoroze ndaj tregtarëve. Besar Durmishi në intervistën për Alsat përmendi ngrirjen e çmimeve dhe përkufizimin e marzhës si opcione eventuale nëse inspektorati i tregut në ditët në vazhdim konstaton sjellje të papërgjegjshme të tregtarëve dhe prodhuesve.
“Menjëherë do të shohim mundësinë e sjelljes së një mase që do të jetë më rigoroze… Do të bëjmë ngrirje të çmimeve, ose përkufizim të marzhës, ashtu siç kemi bërë në shportën vjeshtore, ku patëm 73 grupe artikujsh, tani do të shohim përsëri, do të ketë edhe grupe artikujsh shtesë, me të cilët do të bëjmë ngrirje të çmimit, do të shihen analizat në tre muajt e fundit kur ka qenë për atë artikull, ose atë produkt çmimi më i ulët dhe prej atij çmimi do të ulet për 10 për qind. Nëse nuk do të tregohen të përgjegjshëm tregtarët dhe prodhuesit, ne këtë masë do ta vëmë në fuqi dhe menjëherë inspektorati do të del në terren dhe do të sheh a respektohet apo jo. Kjo do të jetë para vitit të ri? Para vitit të ri, domethënë në përfundim të javës, besoj që në vikend do ta sjellim këtë masë”, deklaroi Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë. /Alsat.mk
The post Manipulimi me çmimet, Durmishi paralajmëron masa rigoroze appeared first on InfoShqip.com.