Maqedonia dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për projektimin dhe ndërtim të interkonektorit të gazit. Ajo u nënshkrua mes drejtorit të SHA NOMAGAS Nedim Rama dhe kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski. Pjesa e interko...
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për projektimin dhe ndërtim të interkonektorit të gazit. Ajo u nënshkrua mes drejtorit të SHA NOMAGAS Nedim Rama dhe kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski. Pjesa e interkonektorit që do të ndërtohet në vend parashihet të jetë 22.4 kilometra dhe afati i parashikuar për realizimin e plotë të projektit është fundi i vitit 2028, transmeton Portalb.mk.
Drejtori i NOMAGS Nedim Rama tha se e kanë përzgjedhur kompaninë vendase “Rapid Bild”, sepse ka pasur ofertën më të favorshme, dhe se ky projekt do te kushtoj 29.4 milion euro.
“Pjesa jonë e interkonektorit do të jetë me gjatësi prej 22.4 km dhe me diametër prej 500 milimetër. Pika fillestare do të jetë pranë bllok stacionit ‘Kleçevc’, ndërsa pika e fundit do të jetë në kufirin me Serbinë pranë fshatit Sopot. Në kuadër të projektit do të ndërtohen edhe 5 objekte shoqëruese, stacioni kryesor matës, stacioni reduktues, bllok stacioni dhe dy stacione pranuese dhe dërguese për pastrimin e tubacionit”, tha Rama.
Kryeministri Hristijan Mickoski ndërkohë theksoi se me ndërtimin e interkonjektorëve me Greqinë dhe Serbinë, vendi fiton lidhje të plotë vertikale të energjisë.
“E para është se pas përfundimit të këtij projekti dhe përfundimit të interkonektorit, pra të tubacionit që do të na lidhë me fqinjin tonë jugor, me Greqinë, pres që ky projekt të përfundojë diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, megjithëse në gjysmën e dytë, në fund të vitit 2028, ky interkonektor me fqinjin tonë verior të përfundojë, do të marrim një lidhje plotësisht vertikale që është pjesë e Korridorit 10 dhe pozicioni gjeostrategjik i vendit bëhet në mënyrë dramatike më i rëndësishëm pasi të realizohen këto projekte”, tha Mickoski.
Kujtojmë se në maj të vitit 2025 u nënshkrua solemnisht marrëveshja për ndërtimin e pjesës së Maqedonisë të interkonektorit të gazsjellësit Maqedonia e Veriut – Greqia, një projekt me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të vendit dhe të rajonit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.