Maqedonia e Veriut dha 287 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 80 milionë euro

Në dhjetorin e fundit në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 287 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 80 milionë euro, apo 22.6 përqind më pak krahasuar me dhjetorin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 175 (61.0 %) janë të dedikuara për objektet e […]

shkurt 12, 2025 - 21:00
 0  4
Maqedonia e Veriut dha 287 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 80 milionë euro
Ndërtime, ndërtesa, banesa, urbanizëm, Shkup, analiza ekonomike, ekonomi, beton

Në dhjetorin e fundit në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 287 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 80 milionë euro, apo 22.6 përqind më pak krahasuar me dhjetorin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 175 (61.0 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 48 (16.7 %) objektet e ndërtimit të ulët dhe 64 (22.3 %) objektet për rikonstruim”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke përfshirë ndërtimin e 705 banesave.

Krahasuar me dhjetorin paraprak, këtë dhjetor ka pasur 2 përqind më pak leje ndërtimi, ndërsa te 54 % e ndërtimeve si investitor është personi fizik.

Më së shumti leje janë dhënë në Shtip (26), Strumicë (26), Tearcë (24), Qendër (24), etj.