Qeveria e RMV-së sot mori dy vendime në lidhje me çmimet e produkteve me shumicë dhe pakicë
Në seancë e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua vendimi për kufizimin e marzhës bruto të fitimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë te mbi 1000 produkte, si dhe vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për disa produkte në tregtinë me shumicë dhe pakicë, transmeton Portalb.mk. “Qeveria mori vendim që […]


Në seancë e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua vendimi për kufizimin e marzhës bruto të fitimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë te mbi 1000 produkte, si dhe vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për disa produkte në tregtinë me shumicë dhe pakicë, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria mori vendim që të ketë 5% marzhë bruto e fitimit për tetë produktet ushqimore bazë: qumësht, bukë, miell tip 400 dhe tip 500, vezë, vaj ushqimor, kos dhe qumësht i thartë; 10% marzhë bruto e fitimit për një grup prej 55 produktesh ushqimore (mish dhe nënprodukte mishi, sheqer, produkte bulmeti, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, makarona) dhe 15% marzhë bruto e fitimit për 39 produkte ushqimore dhe produkte higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjentë, ushqim për foshnja, pelena, sapun, letër higjienike etj.)”, sqaroi Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Te vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta për disa produkte, do të merren parasysh çmimet e 1 shkurtit të vitit 2025, çmime që do të vlejnë deri më 30 prill.
“Ne presim që me këto dy vendime çmimet e produkteve ushqimore bazë të përfshira në vendim të ulen mesatarisht rreth 10%”, vlerësuan nga Ministria.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe çmimeve me pakicë në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e kaluar.
“Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje nga 4.9 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje nga 5.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.