Kuvendi i RMV-së shkarkoi drejtorin e Agjencisë për administratë dhe Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë
Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 34-të ka marrë Vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për administratë, Spase Gligorov dhe zëvendësit të tij, Agron Seferi. Është marrë edhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, Rasim Zuferi, raporton MIA. Para votimit të vendimeve paraprinë diskutime të […]
![Kuvendi i RMV-së shkarkoi drejtorin e Agjencisë për administratë dhe Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/6.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/6.jpg)
Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 34-të ka marrë Vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për administratë, Spase Gligorov dhe zëvendësit të tij, Agron Seferi. Është marrë edhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, Rasim Zuferi, raporton MIA.
Para votimit të vendimeve paraprinë diskutime të shkurtra.
Talat Xhaferi dhe Blerim Bexheti nga BDI kërkuan që pika për shkarkimin e Gligorovit dhe Seferit të hiqet nga rendi i ditës. Ata akuzuan se me këtë mënyrë shkarkimi, qeveria konfirmon se po partizon administratën.
Sipas Xhaferit, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk po e udhëheq seancën konform Rregullores për shkak se lejon që drejtori dhe zëvendësdrejtori të cilët janë zgjedhur në dy seanca të ndryshme, në dy periudha kohore, tani të shkrakohen në të njëjtën seancë. Kjo ndodh për herë të parë”, theksoi Xhaferi, duke i treguar Gashit se po kryen një paradoks.
Kuvendi në seancën e pasdites ka miratuar edhe Vendimin për publikimin e shpalljes publike për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike.
Pas shkarkimit të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për administratë, kryetari i Kuvendit Gashi e ndërpreu seancën dhe tha se vazhdimi i saj do të caktohet shtesë.
Ndryshe, me tetë vota “për”, asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve më 22 janar në mbledhje e konstatoi Propozim – vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.