Maqedonia e Veriut drejt përfshirjes në SEPA?

Përfshirja në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian, si dhe një konfirmim konkret i reformave që ka ndërmarrë Banka Popullore The post Maqedonia e Veriut drejt përfshirjes në SEPA? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 13:00
 0  3
Maqedonia e Veriut drejt përfshirjes në SEPA?

Përfshirja në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian, si dhe një konfirmim konkret i reformave që ka ndërmarrë Banka Popullore për përmbushjen e standardeve dhe kërkesave të larta evropiane në fushën e pagesave, transmeton Flaka Media

Ky mesazh u theksua në një takim të mbajtur ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, dhe drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Valentina Superti, në të cilin mori pjesë edhe Zulfi Ismaili, ambasador dhe shef i Misionit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit u diskutua për hapat e mëtejshëm drejt integrimit në SEPA, i cili do t’i mundësojë bankave vendase që të qasen në sistemet evropiane të pagesave, edhe pse vendi nuk është ende anëtar i BE-së. Megjithatë, për të përfituar nga kjo mundësi, sipas guvernatores, është e nevojshme të tejkalohen disa sfida aktuale.

“Banka Qendrore, në bashkëpunim me sektorin bankar, po punon intensivisht për të siguruar një përgatitje të plotë për integrimin në SEPA deri në tetor 2025, që është edhe afati i parë i mundshëm për pranimin e bankave nga Ballkani Perëndimor,” tha Angellovska-Bezhovska.

Ajo shtoi se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, Banka Popullore do të vazhdojë të ofrojë mbështetje teknike dhe mbikëqyrje rregullatore për të mundësuar një proces integrimi të suksesshëm dhe efikas.

Në takim, guvernatorja prezantoi edhe treguesit e fundit makroekonomikë, të cilët sipas saj dëshmojnë për një stabilitet të forcuar makroekonomik dhe një sistem bankar të qëndrueshëm në vend.

Guvernatorja dhe drejtoresha Superti shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për ecurinë e projekteve të përbashkëta me mbështetje nga BE-ja dhe theksuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të harmonizimit me standardet më të larta evropiane. Flaka Media

The post Maqedonia e Veriut drejt përfshirjes në SEPA? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .