VLEN me akuza të rënda ndaj Ahmetit dhe paralajmërimi për Taravarin
Për gati dy dekada në politikë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, akuzohet se ka ndërtuar një sistem ku shteti ka funksionuar si një treg privat për pasurimin e familjes së The post VLEN me akuza të rënda ndaj Ahmetit dhe paralajmërimi për Taravarin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Për gati dy dekada në politikë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, akuzohet se ka ndërtuar një sistem ku shteti ka funksionuar si një treg privat për pasurimin e familjes së tij. Në një reagim të ashpër, përfaqësues të koalicionit VLEN e akuzojnë Ahmetin për ndërtime masive të qendrave tregtare dhe centraleve fotovoltaike nga anëtarët e familjes së tij, ndërkohë që ai vetë “kryen punën në terrenin politik”, transmeton Flaka
Sipas deklaratës, familjarët e Ahmetit kontrollojnë biznese të mëdha me investime që shkojnë deri në 35 milionë euro në energji diellore dhe 30 milionë euro në qendra tregtare, ndërsa akuzohet se këto janë bërë pa investuar asnjë qindarkë reale.
“Për ta mbrojtur këtë kapital të jashtëzakonshëm, Ahmeti vazhdon të krijojë përçarje dhe aleanca të rrejshme mes partive shqiptare”, thuhet në reagim.
Në shënjestër të kritikës është edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili deri vonë i quante BDI-në dhe Ahmetin “kancer” dhe “të korruptuar”, por tashmë, sipas VLEN, po negocion me të njëjtën parti që më parë e sulmonte.
“Taravari u mashtrua nga premtime të rreme për mbështetje në zgjedhjet lokale dhe privilegje personale”, thekson deklarata. “Historia ka treguar se kush bën pazar me Ahmetin, mbetet pa besim, pa rezultate dhe pa të ardhme.”
Koalicioni VLEN thekson se nuk do të tolerojë pazare të reja politike dhe paralajmëron se hapat drejt bashkëpunimit me BDI-në janë hapat e parë drejt humbjes së kredibilitetit tek qytetarët shqiptarë.
Në përmbyllje, deklarata nënvizon:
“Kur Ahmeti përçan, ne bashkojmë. Kur ai bën pazar për përfitime personale, ne luftojmë për interesin e përbashkët të shqiptarëve. Zero tolerancë për korrupsionin dhe pushtet tërësisht transparent.” Flaka Media
The post VLEN me akuza të rënda ndaj Ahmetit dhe paralajmërimi për Taravarin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .