Maqedonia e Veriut e shënoi 153 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Maqedonia e Veriut shënoi 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev me një sërë ngjarjesh. Festimi qendror u mbajt në oborrin e kishës “Shën Spas” në Shkup, ku u vendosën lule nga përfaqësues të kryesisë shtetërore, deputetë, parti dhe shoqata qytetare, transmeton Portalb.mk. Presidentja Siljanovska Davkova në Shtip e vizitoi Universitetin “Goce Dellçev” […]

shkurt 4, 2025 - 21:00
 0  3
Maqedonia e Veriut e shënoi 153 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit
Gordana Siljanovska gjatë vendosjes së luleve mbi varrin e Goce Dellçevit. Foto: Presidenca e RMV-së

Maqedonia e Veriut shënoi 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev me një sërë ngjarjesh. Festimi qendror u mbajt në oborrin e kishës “Shën Spas” në Shkup, ku u vendosën lule nga përfaqësues të kryesisë shtetërore, deputetë, parti dhe shoqata qytetare, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Siljanovska Davkova në Shtip e vizitoi Universitetin “Goce Dellçev” ku vendosi lule para monumentit të tij.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria e Maqedonisë duhet ta ketë traditë dhe ta nderojë këtë ditë në të ardhmen, “sepse ky është njeriu ynë i madh, i cili është pjesë e identitetit maqedonas dhe vepra e tij nuk duhet harruar kurrë”.

Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, beson se të gjitha vlerat socialdemokrate janë të ngulitura në luftën e Goce Dellçevit.

“Ai luftoi për një Maqedoni të lirë dhe demokratike, në të cilën garantohen liritë individuale të njerëzve dhe drejtësia. Mendimet e tij të mençura janë aktuale edhe sot. Ai hyri në betejë duke thirrur të gjithë njerëzit pavarësisht përkatësisë etnike, kombëtare dhe politike, sepse ata kishin një qëllim – një shtet të lirë. Duhet të vazhdojmë në atë mënyrë, t’i tejkalojmë dallimet kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe të luftojmë së bashku për një Maqedoni edhe më të begatë në BE”, tha Filipçe.

Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i udhëhequr nga Arbër Ademi ka vendosur lule në vendpushimin e përjetshëm të Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup me rastin e 4 shkurtit duke bërë homazhe për veprën dhe trashëgiminë e tij historike. Vizioni i Goce Dellçevit, tha Ademi, la gjurmë të qëndrueshme dhe ideja e dellçevizmit është një ideologji që sot është më e nevojshme se kurrë.

Edhe delegacion i Qytetit të Shkupit i kryesuar nga kryetarja Danella Arsovska vendosi lule para monumentit të Goce Dellçevit në parkun e qytetit.