Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për RMV-në: Përshpejtoni ndryshimet kushtetuese ashtu siç keni marrë obligim
Maqedonia e Veriut të përshpejtojë procedurën për ndryshimet kushtetuese ashtu siç ka marrë për obligim që të vijojë në rrugën eurointegruese. Kjo është thirrja të cilën e kanë bërë ministrat e jashtëm të BE-së dje pas takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bruksel këtë […]
Maqedonia e Veriut të përshpejtojë procedurën për ndryshimet kushtetuese ashtu siç ka marrë për obligim që të vijojë në rrugën eurointegruese. Kjo është thirrja të cilën e kanë bërë ministrat e jashtëm të BE-së dje pas takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme dhe përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Bruksel këtë javë, transmeton Portalb.mk.
Konkluzionet për zgjerimin të miratuara nga Këshilli përshëndesin vendosmërinë e qeverisë së re se integrimi në BE është qëllimi i saj strategjik, por kujtojnë ndryshimet kushtetuese që ende nuk janë zbatuar.
Në konkluzione thuhet se Këshilli e konfirmon gatishmërinë e tij për të thirrur një tjetër konferencë ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme apo vendime shtesë politike, pasi vendi të ketë zbatuar detyrimin e sah, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.
“Këshilli është i gatshëm të hapë sa më shpejt klasterin e parë negociator, në përputhje me Kornizën Negociatore”, thuhet në pjesën e konkluzioneve kushtuar vendit.
Në këtë drejtim, Këshilli inkurajon të gjitha partitë në Kuvendin e Maqedonisë që të angazhohen në bashkëpunim ndërpartiak, me fokus në përparimin në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.
Këshilli gjithashtu mirëpret nivelin e përgatitjes së Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore, por thekson se nevojiten ende hapa të qëndrueshëm dhe vendimtar për të përshpejtuar zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.
Kjo vlen veçanërisht për fushat e vlerave themelore dhe sundimin e ligjit, ku, siç thuhet në konkluzionet, është arritur progres i kufizuar.
Gjithashtu theksohet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit.
“Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme nga zbatimi në mirëbesim i marrëveshjeve dypalëshe, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë, në përputhje me Kornizën Negociuese”, shtohet në konkluzionet. .
Këshilli vlerësoi vendin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkimin për çështjet e politikës së jashtme.
“Këshilli gjithashtu mirëpret pjesëmarrjen e vazhdueshme aktive të Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes”.
Reformat në drejtësi dhe administratën publike, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë ndër fushat kryesore të trajtuara nga Këshilli në konkluzionet e tij, ku thuhet se vendi duhet të japë pavarësinë, profesionalizmin, efikasitetin dhe paanshmërinë e reforma në gjyqësor dhe në administratën publike.
Këshilli mbetet seriozisht i shqetësuar për ndryshimet në Kodin Penal (që nga shtatori i vitit të kaluar, të cilat kanë të bëjnë me një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë). Në këtë drejtim, Këshilli i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që të miratojë Kod Penal të ri në përputhje me të drejtën e BE-së dhe standardet ndërkombëtare,
Këshilli gjithashtu ripërsëriti thirrjen ndaj Maqedonisë së Veriut për të forcuar më tej të drejtat themelore, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave ose komuniteteve, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
U theksua se nevojitet edhe më tej progres i reformave zgjedhore.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.
Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.
Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.